Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sot, Shqipëria tenton mrekullinë kundër Anglisë, ja formacioni i mundshëm

XJCAFSZRXRPN5NPI636YQJTVJY-752x440

Sot në mbrëmje Shqipëria luan shanset e fundit për t’u kualifikuar në Botërorin e “Katar 2022”. Kuqezinjtë ndeshen përballë gjigandëve të Anglisë në “Uembli”, ku vështirësia është maksimale.

 

Skuadra mbërriti në Londër te enjten ku zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore. Lajmi i mirë është se grupit i është bashkuar dhe Armando Broja i cili prej ditësh ishte në dyshim për shkak të një shqetësimi në kavilje.

 

Megjithatë skema e teknikut italian Edi Reja nuk ndryshon 3-4-1-2. Në portë pritet Tomas Strakosha përpara tij treshja Ismajli, Kumbulla, Veseli, ndërsa edhe krahët nuk ndryshojnë Hysaj dhe Trashi. Mesfusha ka emra si Gjasula, Bare dhe para tyre Bajrami ndërsa sulmi ka dyshen Uzuni-Cikalleshi.

 

Me herët tekniku italian doli në konferencë për shtyp, ku nënvizoi se edhe pse vështirësia është e madhe, djemtë besojnë në mrekulli:

EDI REJA- TRAJNER I KOMBETARES

”Vlerat e Anglisë i njohim, por gjatë javës kam punuar për ekuilibrat e skuadrës dhe nga kjo pikëpamje kemi punuar mirë. Sigurisht nuk duhet vetëm të presim gjatë gjithë ndeshjes, duhet të krijojmë vështirësi. E njohim forcën tonë, edhe të Anglisë, janë favoritë. Duhet personalitet në një ndeshje të tillë, edhe pse është në “Uembli”, pse të mos mendojmë se fusha është njëlloj. Kemi nevojë të jemi të ekuilibruar, të jemi perfekt në 100%, jo vetëm ata që zbresin në fushë nga fillimi por edhe ata nga stoli.”

Nga ana tjetër, trajneri i 3 luanëve, Southgate vlerësoi Shqipërinë, ndërsa tha se kujdesi duhet te jetë maksimal.

GARETH SOUTHGATE –TRAJNERI I ANGLISE

”Shqipëria është i organizuar mirë, kanë mbrojtje të ngjeshur, kanë cilësi për të dalë para. Por nëse fiton topin lart, ndoshta mund t’i kapësh kur mund të jenë pak të paorganizuar. Ndaj ka pasur shumë gjëra për të cilat jemi fokusuar në stërvitje këtë javë.”

Dueli Angli-Shqipëri luhet në orën 20:45 në Londër. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 15 pikëve në vendin e tretë.

SHQIPËRI  VS ANGLI

SKEMA: 3-4-1-2

 

                                               STRAKOSHA

                               ISMAJLI-KUMBULLA-VESELI

         HYSAJ                GJASULA            BARE                       TRASHI                               

                                                          BAJRAMI

                                        UZUNI           CIKALLESHI

Related Posts

Leave a comment