Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbyllet raundi i dytë i votimeve në Kosovë

ZGJEDHJE-KOSOVE

Ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve vendore  në Kosovë. Qytetarët e 21 komunave u janë drejtuar kutive të votimit, për t’i zgjedhur kryetarët lokalë. Qendrat e Votimit u hapën në orën 07:00 për tu mbyllur në orën 19:00. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë   43%, kurse nuk numërohet të ketë ndodhur ndonjë incident. Qytetarë me të drejtë vote në këtë raund ishin 1. 260. 571 qytetarë,  qendra votimit 575 dhe 1,638 vendvotime.

Në këtë raund Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka garuar në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka garuar në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka garuar në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka garuar në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog. Partia NISMA Socialdemokrate ka garuar vetëm në Komunën e Malishevës. Mbyllja e votimeve i hap rrugën procesit të numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultateve./ Arbera News.net

Related Posts

Leave a comment