Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet vendore në Kosovë/ VV dhe LDK “rrotë më rrotë” në Prishtinë

Kosove zgjedhjet vendore

Pas mbylljes së procesit të votimit në ora 19.00, shifrat e para të Exit Poll-it flasin për një rezultat tepër të ngushtë midis Lëvizjes Vetëvendosja (LVV)dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në garën për drejtimin e Komunës së kryeqytetit Prishtinë. Sipas rezultatit të Exit Poll-it që po transmetohet nga T7, deri tani prin LDK me 50.98 për qind.

Rezultati final i Exit Poll-it thotë se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dallim tepër të ngushtë në kryeqytet.Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, sipas këtij Exit Poll-i, del me 50.98 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Arben Vitia del me 49.02 për qind.

Pak dallim kanë pasur dy kandidatët gjatë gjithë ditës së sotme. Deri në orën 12:30, 50.2 për qind e qytetarëve të pyetur kanë thënë se e kanë votuar Vitinë, ndërsa 49.8 për qind Ramën.

Ndërkaq, deri në orën 15:30, ky rezultat ka ndryshuar. Ramën kanë thënë se e kanë votuar 51.8 për qind, ndërsa 48.2 për qind LVV-në.

 

Related Posts

Leave a comment