Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Basha karshillëk Berishës/ Cakton datë tjetër për Kuvendin e PD-së

Basha Berisha dhe kryesia

Duke dashur ta zhvleftëson iniciativën e Sali Berishës, ish kryetarit paraardhës të Partisë Demokratike, kryetari në detyrë Lulzim Basha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, krahas të tjerave, i ka bërë kashillëk paardhësit të tij, duke caktuar një tjetër datë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ndërsa ish kryetari Berisha ka deklaruar nëpër “foltoret” që bën dt. 11 dhjetor, që është simbol i fillimit të lëvizjes studentore për ndryshim, Lulzim Basha ka komunikuar se është e papranueshme mbajtja në këtë datë për arsye se…

Sali Berisha nuk mund ta shndrrojë 11 dhjetori, nga dita e lirisë, në ditën e bunkerizimit të PD-së ka qenë përmbajtja e fjalës së Bashës lidhur me Kuvendin që nuk mblidhet, sipas tij:”… për ti shërbyer  hallit të Sali Berishës”

 Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe tja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Çfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel cela, Rrahman Rraja, Tom Doshi . Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin: C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike? Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre. Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës.

Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër. Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor 11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët. Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor”,- ka komunikuar Lulzim Basha./ Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment