Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NJË DREJTOR, DY KONKURSE

enekelejedd
Drejtori i QSUT-së sot largohet nga drejtimi i institucionit pasi fitoi “konkursin” për të drejtuar TVSH-në. Para 3-4 viteve, i njëjti person “fitonte” konkursin në QSUT duke konkurruar me një panel mjekësh dhe menaxherësh shëndetësorë nga më të aftët dhe me përvoja të gjata e të suksesshme në drejtim.
Sot, në një “déjà vu” ai mund specialistë të spikatur të artit e kulturës apo intelektualë të njohur dhe gdhihet drejtor i TVSH-së.
Nga Erion DASHO –
Por me ç’bilanc po ikën Z. Joti nga shëndetësia? Po përmend disa fakte të cilat çdo shqiptar i ka të freskëta në memorje.
Së pari, Z. Joti la pas një QSUT të dorëzuar. Institucioni dikur lider i mjeksisë shqiptare sot shërben si furnizues pacientësh për spitalet dhe klinikat private. Reputacioni midis pacientëve është më i keqi që ka qënë ndonjëherë.
Së dyti, një QSUT që po braktiset nga mjekët dhe specializantët. Në dy konkurset e fundit të fakultetit të mjeksisë, për herë të parë në histori ka patur më tepër kuota se specializantë.
Së treti, një institucion që u bë armiku i mjekëve dhe infermierëve kritikë dhe me integritet. Dr. Vargu, Dr. Allkja dhe Z. Jaçaj kanë qënë tre shembujt më të mediatizuar, por ka edhe shumë kolegë të tjerë që u zbuan nga Z. Joti këto vjet të drejtimit të tij.
Së fundi, një QSUT që gjatë pandemisë pati ndoshta performancën më të turpshme dhe tragjike të ndonjë qendre universitare në botë. 100% e pacientëve të prekur nga COVID që u intubuan, vdiqën.
Çdo koment i mëtejshëm do të ishte i tepërt.
Nuk dua ta paragjykoj konkursin e djeshëm të fituar nga Z. Joti, por konkursi i tij i parë ishte një maskaradë. Secili prej qindra mjekëve që kishte në atë kohë QSUT-ja duhej të dilte fitues në një konkurrim të ndershëm me të…
Sot, ne mjekët e shohim Z. Jotin të ikë sikundër kemi para të ikin edhe shumë të paaftë të tjerë para tij.
Pyetjet që unë dhe shumë kolegë të tjerë kemi për shefat e Z. Joti janë:
A do të vijë koha kur vlerat e vërteta të QSUT-së të vijnë në krye të këtij institucioni?
A do të përzgjidhet një drejtor i aftë ta nxjerrë QSUT-në nga llumi dhe ta rivendosë aty ku i takon, me një strategji të qartë afatgjatë dhe me një plan veprimi konkret për 2-3 vitet e ardhshme?!

Leave a comment