Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Basha ashpërson tonet: Në këtë Kuvend ka kriminelë, na tregoni ju kodin e sjelljes

basha-kuvend-752x440

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet nga Foltorja e Kuvendit pasi deputetja e PS, Klotilda Bushka tërhoqi vëmendjen për gjuhën e përdorur në Kuvend, duke treguar kodin e sjelljes së deputeti.

Kryedemokrati tha se nuk mund të bëjnë moral për sjelljen, kur sipas tij, në sallë janë të ulur kriminelë.

“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, ky është një bllok bosh, kodi i sjelljes së deputet. Që është një harxhim i parave. Sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend që ka një problem që ka ekzistuar edhe para 2013, por ka marrë dimensione botërore pas 2013. Në këtë Kuvend tani që po flasim ka kriminelë, që janë në kartelat e FBI, DEA-s, kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale.
Ktu mbrapa ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda dhe gjuhën më të ulët që njeh fjalori në veçanti ndaj zonjave tash e tetë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Nëse do kishte një proporcionitet, e para që s’mund të ikni ju dhe të na bëni morale për kodin e sjelljes të bëni vettingun në politikë. Pastroni sallën këtu,” u shpreh Basha.

Related Posts

Leave a comment