Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kriza në Bosnjë-Hercegovinë, SHBA-ja kërcënon me sanksione

Capture

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërcënuar me sanksione të gjitha palët në Bosnje e Hercegovinë (BeH) që në rast se bëjnë përpjekje të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose ta destabilizojnë marrëveshjen e Dejtonit të arritur më 1995.

Këtë e ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Ky deklarim vije pak ditë pas vizitës së të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në BeH.

Tensionet në BeH dhe në rajon u ngritën pasi që udhëheqësi serb i presidencës së BeH, Millorad Dodik, kërcënoi pa reshtur për ndarjen e Republikës Srpska nga BeH.

“Si dëshmitare nënshkruese e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, SHBA-ja përsërit se lëvizjet për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga institucionet e nivelit shtetëror ose për të destabilizuar Marrëveshjen, do të përballen me veprime të duhura, përfshirë marrjen në konsideratë të sanksioneve”, ka shkruar Blinken në një letër drejtuar anëtarëve të Presidencës trepalëshe të Bosnjës përcjell REL.

Në letrën e Blinken thuhet gjithashtu se hapat për të minuar institucionet e Bosnjës, do të rrezikonin jo vetëm perspektivën evropiane të vendit, por do të dëmtonin edhe stabilitetin rajonal dhe ekonominë e brishtë.

“Shtetet e Bashkuara janë partneri më i fuqishëm i Bosnje dhe Hercegovinës në adresimin e shqetësimeve të ndarjes së pushtetit”, ka thënë Blinken./Albaniaanpost

Related Posts

Leave a comment