Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tronditëse/ U vra nga komshiu monstër, familja e Mateos hap dyert e mortit(FOTO)

-640-0-6194bd4b1a25a

Familja e vogëlushit Mateo Vasiu që u vra mizorisht nga 38-vjeçari Klodian Çalamani ka hapur dyert e mortit.

8 vjeçari që u rrëmbye dhe u vra barbarisht nga fqinji i tij, kishte dalë për të luajtur në rrugën përballë shtëpisë, për të mos u kthyer më.

Në orën 21.30, ekspertët kriminalistë mbaruan ekzaminimet e trupit të Mateos dhe punonjësit e funeralit në prani të të afërmve u nisën drejt banesës në Grecalli. Trupi i vogëlushit me kokën e masakruar u vesh me një kostum sportiv gri, ndërsa dhimbja e zia rrethoi arkëmortin e bardhë.

Një nga hallat, Arta, ishte aty duke kujtuar me pikëllim se gjithë ditën kishin qenë si të këputur kur nëna e vogëlushit, Flora, i kish telefonuar për ta pyetur mos ishte nga tokat me Mateon.

“E tmerrshme, kërkonim në gjithë fshatin. Kur pamë kamerat dalluam Mateon me biçikletën e Klodianit. Policia shkoi shtyu portën e teneqesë dhe gjeti me belin e përbaltur autorin e krimit, 38 vjeçarin Klodian Çalamani dhe trupin e pajetë të vogëlushit mbuluar me baltë. Një shpullë autorit aty dhe ai tha “unë e bëra…”, ka treguar halla e vogëlushit.

Kujtojmë se, pasditen e djeshme Policia e Fierit njoftoi se kishte gjetur të vrarë dhe të mbuluar me baltë vogëlushin Mateo Vasiu. Trupi u gjet në oborrin e shtëpisë së fqinjit, Klodian Çalamani, i cili pranoi se autori ishte ai.

Tronditëse/ Familja e Mateos hap dyert e mortit, vogëlushi i

Tronditëse/ Familja e Mateos hap dyert e mortit, vogëlushi i

Related Posts

Leave a comment