Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mediat britanike: Shqipëria do strehojë refugjatët që vijnë në Angli/ Reagon qeveria

Capture

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar menjëherë pas lajmit, ku edhe një herë thuhej se Shqipëria do të strehojë emigrantët e paligjshëm që udhëtonin në Angli.

Xhaçka edhe një herë shkruan se është një lajm i rremë dhe se ndihet e keq-ardhur që mediat britanike që merren me lajme të rreme.

“I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times!

Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar”  shkruan ajo në postimin e saj.

Kujtojmë që edhe një muaj më parë u tha e njëjta gjë, dhe ministrja dhe Kryeministria e përgënjeshtruan lajmin ndërsa sot në shkrimin e The Times dhe gjithashtu publikuar edhe nga Daily mail thuhej se projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për çdo emigrant për fluturime dhe akomodim.

Menjehere pas saj ka reaguar edhe kryeministri Rama.Në një dalje për mediat, Rama theksoi se Shqipëria nuk do të jetë një vend që vendet e pasura të krijojnë kampe për refugjatët.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!” 

Related Posts

Leave a comment