Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Cërriku në 69 vjetorin e themelimit me nostalgji për moshën e dhimbje për Uzinën

cerrik

Ishin specialistët rusë ata, që në vitin 1952 nisën punën për ngritjen e pallateve të para dykatëshe.  Destinacioni i tyre ishte për strehimin e punëtorëve dhe specialistëve, që do të punonin në Uzinën e Përpunimit të Naftës. 69 vjet më parë, aty ku ngrihet Cërriku sot, ka patur vetëm ferra e driza. Banorët erdhën, pasi rusët ngritën godinat e para me gurë e tulla me arkitekturë siberiane. Ata erdhën nga një vend mik i asaj kohe, për të ngritur një qytet të tërë me sytë nga nafta. Jo më kot u zgjodh kjo fushë. Jo më kot u ngrit edhe Rafineria e Naftës në Cërrik. Ajo ishte moderne për kohën dhe ashtu mbeti gjer në shkuljen nga themelet pas viti 1995 e këndej. Ty tubacione shtriheshin nga Kucova drejt këtij qyteti. Njëri sillte naftë viskoze për tu përpunuar në këtë uzinë. Tjetri dërgonte në Kucovë derivatet e naftës, si naftë e pastër, benzin, apo edhe benzol. Stdimi rus për këtë zonë naftëmbajtëse, që niste nga fusha e Cërrikut drejt Sulovës, gjer në Kucovë dhe tjetra e tërë zona e Dumresë. Ata hapën edhe puset për këtë qëllim. Por do t’i betononin ato, pasi ikën nga këtu rreth viteve 1962. Në Uzinë punonin mbi 700 punëtore e specialistë. Në SMT punonin rreth 300 mekanikë. Në fermë punonin mbi dy mijë punëtore. Në ish-Metalurgjik punonin afro 3  mijë persona. Në Institutin e Përpunimit të Duhanit  punonin afro 100 specialistë. I binte që i gjithë qyteti të ishte i punësuar. Sot! Papunësia është ulur këmbëkryq. Megjithatë cërrikasit festuan 69 vjetorin e qytetit. S’kishin si të mos gëzoheshin për ditëlindje! Më të moshuarit kanë mbetur me nostalgjinë e miqve rusë dhe imazhin e vrarë të ish-naftëtarëve. Rinia, sa jashtë vendit, aq dhe brenda. Kefenetë ziejnë…Sidoqoftë, qyteti është i urbanizuar. Kreu i ri i Bashkisë me vizion të ri, po përpiqet për zbutjen e plagëve sociale të këtij qyteti dhe po ashtu t’i zbukurojë “fytyrën” urbane. Janë me qindra ato figura të artit e kulturës, që i kanë dhënë emër këtij qyteti. Një pjesë nuk jetojnë më. Një pjesë në mërgim dhe të tjerët në kryeqytet. Të gëzosh 69 vjetorin, o Cërrik me derte e halle!

 

Leave a comment