Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush ministër fshihet pas “guximit” të Rezart Taçit për të mosshlyer 73 milionë euro të ARMO-s

ARMO - rafineria

Nuk mund të mohohen lidhjet e tyre në pisllëqe të shumta, nje prej të cilave është në dokumentet e Ministrisë së Financave, që provon se për vitet 2008-2013.. Nuk ka asnjë pengesë ligjore të mos fillojë hetimi, mbasi brenda akuzës së gjobëvënies nga 20-30 milionë Euro çdo 2-3 muaj, janë një ish-ministër financash dhe një kontrabandist e “lavatriçe” miliardash të mafies italiane e asaj shqiptare.

Një ditë pas skandalit të 18.3 milionë Euro të mafies “Cosa Nostra”, që do pastroheshin me kalim bankar tranzit në Shqipëri nga “Alpha Bank”, sekseri i këtij transaksioni Rezart Taçi, deklaroi se deri në vitin 2015, ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, i kishte zhvatur me shantazh nga 20-30 milionë Euro çdo 2-3 muaj.

 SPAK ka detyrim të hetojë Ridvan Boden, mbasi akuza është e rëndë edhe kur bëhet ndaj një krimineli që u vendos gjoba bizneseve, e jo më kur akuzohet një person 10 vite Ministër Financash në dy pushtetet e PD.
Ndoshta kjo akuzë është shpifje, që Rezart Taçit ia kanë sponsorizuar individë e qarqe, të cilët duan të hakmerren  ndaj Ridvan Bodes, për prishje pazaresh të pista, që ka bërë gjatë pushtetit të piramidave dhe pushtetit të koncesioneve 2005-2013.

Por ai duhet hetuar, prej indicies se akuzën nuk po e bën ish-roja i Ministrisë së Financave, por Rezart Taçi, kontrabandisti që prej tij ka blerë ndërrmarrjen shtetërore “ARMO” me dy rafineri përpunimi hidrokaburesh në Ballsh e Fier.

Vërtetë që ankandi i ARMO në muajin shkurt 2008 u bë nga Sali Berisha dhe teknikisht nga Ministria e Ekonomi-Energjetikës, por Bode përllogariti e firmosi çmimin 128 milionë Euro, kur vetëm për vitin 2002-2007 ARMO kishte mesatarisht nga 152 milionë Euro të ardhura çdo vit.

Ridvan Bode, duhet hetuar, mbasi me Razart Taçin ka patur aq lidhje të forta interesash korruptive e kriminale ekonomiko-financiare, sa për vitet 2008-2013, nuk i kërkoi asnjë bilanc tatimor e doganor dhe i fshiu 198 milionë Euro detyrime fiskale.

Nuk mund të mohohen lidhjet e tyre në pisllëqe të shumta, nje prej të cilave është në dokumentet e Ministrisë së Financave, që provon se për vitet 2008-2013, Ridvan Bode i ka falur Rezart Taçit 16 milionë Euro çdo vit, nga fitimi që i takonte shtetit si ortak me 14.6% aksione në “ARMO”.

Ndërsa më 29 korrik 2013, pas miratimit nga Ministria e Ekomoni-Energjetikës, Bode i firmosi dhe shitjen e ARMO-s te mafia azere, duke mos i kërkuar bilance e borxhe që kishte ndaj shtetit.

Rëndësia dhe demosdoshmëria e këtij hetimi qëndron në faktin, se Ridvan Bode nuk është ish-ministër në veprimtari të lirë, por prej 3 vitesh është Zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shtetit për kontrollin e bankave private.

Nuk ka asnjë pengesë ligjore të mos fillojë hetimi, mbasi brenda akuzës së gjobëvënies nga 20-30 milionë Euro çdo 2-3 muaj, janë një ish-ministër financash dhe një kontrabandist e “lavatriçe” miliardash të mafies italiane e asaj shqiptare.

Ka ende gjurmë në Ministrinë e Financave, që provojnë, se me urdhër të Ridvan Bodes si ish-ministër, Rezart Taçi nuk ka shlyer 73 milionë Euro, nga vlera 128 milionë Euro e blerjes së ARMO-s, duke ia justifikuar me gjoja rimbursim për investime e fonde shtim fuqie punëtore.

Por dhe fakti që Bode ishte inciatori i shitjes së “Albpetrol” te Rezart Taçi, por dështoi sepse Taçi i “Cosa Nostra”, kishte paraqitur kopje bankare azere e zvicerane false, sikur gjoja kishte  850 milionë Euro kapital në firmat e tij fantazma “Vetro Energy” e “YPO Oil and Energy” me adresë në Singapor, të cilat Ridvan Bode i prezantoi si gjoja kompani amerikane./Pamfleti

Related Posts

Leave a comment