Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident tragjik, përplaset dhe përfshihet nga flakët autobusi maqedonas, humbin jetën 45 persona

D0D89CA5-F8B7-4AE7-832E-00E4EA4289AD

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjësit të sotëm në Bullgari.

Bëhet me dije se një autobus, ku kryesisht po udhëtonin turistë nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.

Autobusi pas përplasjes është përfshirë nga flakët, si pasojë e këtij aksidenti tragjik, kanë humbur jetën 46 persona, mes tyre 12 fëmijë, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha për mediat se 46 njerëz vdiqën në aksident ndërsa 7 pasagjerë u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet.

Related Posts

Leave a comment