Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bie zjarr në katin e katërt të pallatit në Tiranë, evakuohen menjëherë banorët

09166747-8F3D-429A-9A49-54BF0678011A

Policia mëngjesin e ditës së sotme njofton për rënien e një zjarri në katin e katër të një pallati. Sipas burimeve mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:58 në vendin e quajtur “Te Katrori”. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Related Posts

Leave a comment