Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Materiali i Shërbimit Sekret për lëvizjen e trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën

ruse Ushtria

Shërbimi i Jashtëm Sekret i Rusisë (SVR) ka përgatitur një material, ku bëhet e ditur se Moska është në kushtet e shpërthimit të një lufte.

Pas këtij lajmi, që vjen mes shqetësimeve nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe NATO për lëvizjen e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën,monedha vendase rubla pësoi rrënie të ndjeshme.

Moska hodhi poshtë parashikimet se mund të sulmonte Ukrainën, ndërkohë që ishin zurtarët e saj të inteligjencës që shpërndanë informacionin.

Qeveria ruse i vlerësoi zërat si të ekzagjeruara dhe deklaroi se Rusia e kishte mundur plotësisht Gjeorgjinë në luftën e shkurtër të vitit 2008 dhe se garnizonet e ushtrisë ruse ndodheshin ende në afërsisht një të pestën e territorit të Gjeorgjisë. Duke iu referuar tensioneve aktuale në Ukrainë, shërbimi rus i inteligjencës së jashtme SVR thotë se situata ishte e ngjashme në Gjeorgji para ngjarjeve të vitit 2008.

Në deklaratën e SVR thuhet se presidenti i atëhershëm gjeorgjian Mikheil Saakashvili “pagoi një çmim të lartë” për atë luftë.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov deklaroi se Ukraina do të jetë ndër temat e samitit që pritet të zhvillohet së shpejti ndërmjet Presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.

Related Posts

Leave a comment