Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sot Open Ballkan mbahet në Beograd, në lojë futet SHBA

-640-0-3a232b0b3159c2f9595fd6faeee2597b

Open Ballkan nisma e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbahet sot në Beograd. Risia e këtij takimi është se atij do të bashkohet edhe i dërguar i posaçëm i SHBA, Gabriel Escobar. Prania e zyrtarit të lartë të DASH tregon se SHBA po kërkon të ndikojë në stabilizimin e Ballkanit të trazuar së fundmi nga ngjarjet në Bosnje-Hercegovinë.

Mësohet gjithashtu kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov, ashtu si dhe Escobar do t’i bashkohen konferencës online.

Mbledhja pritet të zhvillohet në parlamentin Serb në Beograd, ku do të marrin pjesë edhe i dërguari i BE-së  Miroslav Lajçak.

Kjo nismë, për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

Takimi i radhës pritet që të zhvillohet në muajin dhjetor në Tiranë për të deklaruar fitoret e deritanishme, duke premtuar se pas një viti e gjysmë nuk do të ketë asnjë pengesë në kufi.

Related Posts

Leave a comment