Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vetëvrasja tragjike e një populli

klodian-tomorri-590x354
Nga Klodian TOMORRI –
Dëgjova mbreme një pjesë të intervistës që Blendi Fevziu kishte realizuar me Aqif Selimin në vitin 2010. Nuk kisha dëgjuar apo lexuar asnjëherë më parë për të, por jam mahnitur.
Jo nga fakti qe nje i moshuar 84 vjecar kishte nje kujtese te admirueshme dhe arrinte te rindertonte me detaje te gjithe kalvarin e vuajtjeve dhe torturave qe kishte perjetuar gjate regjimit komunist. Por nga forca e jashtezakonshme e karakterit te tij.
Ku e gjen forcen nje njeri te mos urreje, pasi ka kaluar 30 vite burg dhe tortura cnjerezore vetem sepse pa nje enderr? I permendte me emer te gjithe persekutoret dhe torturuesit e tij. Por asnjehere me urrejtje. Perkundrazi, teksa rrefente historine e tij, te denje per nje skenari filmi ne Hollywood, shpesh qeshte.
Me nje kthjelltesi te admirueshme tregonte historine se si e kishin denuar me vdekje dhe per 400 dite e nete me radhe priste nga momenti ne moment ekzekutimin. Duhet te ishte vetem 18 apo 19 vjec. Torturat cnjerezore qe i kishin bere per muaj te tere derisa e kishin detyruar te pranonte cdo akuze qe i kishin stisur.
Tentativat per arratisje nga burgjet e komunizmit, kapja nga partizanet greke, qendrimi deri ne 20 dite pa ngrene. Ku e gjen forcen nje njeri te qesh, pasi i kane shkaterruar jeten pa asnje faj?
Nuk e di nese jeton akoma. U perpoqa te gjeja me shume intervista apo deshmi te shkruara per te. Por me kot. Askush nuk e ka marre mundimin te dokumentoje apo verifikoje historine e tij te jashtezakonshme.
Behet fjale per nje pjesemarres ne Luften Nacional Clirimtare, deshmitar i dores se pare ne formimin e Partise Komuniste dhe tradhetine e madhe, qe e beri Shqiperine de facto nje shtet vasal te Jugosllavise dhe shiti Kosoven.
Teksa kerkoja te mesoja me shume per te dhe per historine e tij, perpara me shperfaqej dalldia e dhimbshme e rrjetit. Diku ne studion e nje emisioni, ku tallavaja e injorances eshte e perbindshme, nje konkurrenteje i kishte rene te fiket. Mes Aqifit dhe Nafijeve moderne te Reality Show-eve, Shqiperia ka kohe qe ka zgjedhur Nafijet. Injoranca eshte si bacilet. Ka vetine te shumefishohet. Mjere ai popull qe e mbyt veten kështu.

Related Posts

Leave a comment