Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I paditur në SPAK për afera/ Rama emëron Beqajn në krye të Agjencisë 1 miliard euro

Ilir Beqaj dhe Edi Rama

Ilir Hamit Beqaj, i përfoluri i madh për përfshirje në një serë aferash korruptive, jo vetëm gjatë kohës që ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë, por edhe më parë, kur për arsye përfitimi i hoqën mandatin e deputetit, sot është konfirmuar zyrtarisht si drejtues i Agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve. Konfirmimi u bë nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca.

Ajo që bie në sy në këtë fakt zyrtar është trajtimi prej pronari që kryeministri Edi Rama i bën qeverisë, si dhe emërimi  i Beqajt të ngarkuar me denoncime e padi penale të depozituara në SPAK, ku vetëm Partia Demokratike numëron mbi tre cop.

Pa përfillur përfundimin e padive dhe sqarimin e akuzave të renda nga institucioni i hetimit, Edi Rama, i njohur për afërsinë që ka me Ilir Hamit Beqajn, shpejton ta vendos atë në në krye të Agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve. Përse ky shpejtim? Dhe përse e vendos Ilir Beqajn pikërisht në këtë livadh me luledele për të cilat ai ka dhenë prova se është gjithmonë i urituri i madh?!

Lexoni entuziasmin e Ilir Hamit Beqajt në fjalën e mbajtur me këtë rast;

“Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet Agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo Agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë” .

Mirëpo çfarë funksioni ka kjo Agjenci e sajuar nga Rama për të vendosur në krye pikërisht Ilir Beqajn, kandidatin humbës në garën për deputeti të 25 Prillit 2021?

Agjencia do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët, do të administrojë të gjitha fondet e huaja me një vlerë prej gati 1 miliard eurosh në vit. E kuptoni besoj pse Rama ia besoi atë Ilir Beqajt të papastruar ende nga akuzat e bëra zyrtarisht prej opozitës PD./ Arbera News.net

Related Posts

Leave a comment