Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ulliri i Kurbinit ndër më të vjetërit në botë

ulliri

 

Nga Imer Hysa

Ka njerëz që bëjnë histori. Por ka dhe pemë, që i rezistojnë historisë. Dhe kjo, jo më shekullore, por mijra vjecare. Kjo mund të dhuhet për një ulli në Kurbin. Ai ndodhet në ullishtën shekullore të fshatit Gjorëm të Kurbinit. I vlerësuar nga specialistët e ullinjve,  ai është mbi dy mijë vjeçar, duke u renditur kështu në 10-të ullinjtë më të vjetër në botë. Ka një diametër të trungut mbi 4 metra. Është i varietetit “Frang i Bardhë”, me përqindje dhe cilësi të lartë vaji. Ndonëse kaq i hershëm, për çudi,   është në rritje ende dhe në prodhim. Ky, mund të thuhet, se  është një sfidant i rrebesheve të kohës e historisë mijëravjecare. I ka rezistuar kryeneçesisë së moteve, sëmundjeve e pse jo,  edhe sopatës së keqbërësve. Dhe pse vjen sfidant, bujar e sfidues, akoma nuk njihet si monument kulture e të mbrohet nga shteti. Banorët e zonës si ky,  mbajnē mend dhe dy “vëllezerit” e tij pranë.  Njërin e përpinë flakēt dhe tjetrin erozioni. Mbase duhet t’i japim “dekoratën” për historinë e moshës dhe ta kthejmë në vlerat e merituara monumentale.  U mbetet instancave kopetente,  ta shpallin “Monument kulture” dhe ta marrin nën mbrojtje duke i falur kështu, pse jo,  dhe  përkujdesje e dashuri. E meriton…

Leave a comment