Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjermania pritet të emërojë gruan e parë si ministre të Jashtme

who-752x440

Partia e Gjelbër në Gjermani ka bërë të ditura planet për emërime nëpër ministri, teksa përgatitet për të qenë pjesë e Qeverisë për herë të parë në 16 vjet.

 

Pas dy muajve negociata prej mbajtjes së zgjedhjeve federale, Social-Demokratët e qendrës së majtë (SPD), Partia e Gjelbër dhe Demokratët e Lirë, kanë arritur marrëveshje për koalicion qeveritar.

 

Në një adresim para anëtarëve të partisë më 24 nëntor, një zyrtar i lartë i Partisë së Gjelbër, Michael Kellner, ka thënë se bashkudhëheqësi i tij, Robert Habeck do të udhëheqë “super ministrinë” duke bërë bashkë, ekonominë, energjinë dhe mbrojtjen e klimës.

 

Ai po ashtu pritet të jetë nënkancelar i Gjermanisë.

 

Kancelari i ri gjerman pritet të jetë Olaf Scholz nga SPD, i cili do të zëvendësojë kancelaren, Angela Merkel, pas formimit të Qeverisë në fillim të muajit dhjetor.

 

Bashkudhëheqësja e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock, pritet të jetë gruaja e parë në pozitën e Ministres për Punë të Jashtme.

 

Ajo ka dhënë shenja se do të jetë më e vendosur kundër shteteve me regjime autoritare sikurse Kina dhe Rusia, duke i vënë të drejtat e njeriut në qendër të diplomacisë./ Rel

Related Posts

Leave a comment