Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

MOS EJANI NË SHQIPËRI TË PRISNI MIRËNJOHJE! 

kokoshi

Nga Gazmend KAPLLANI –

Me shume modesti po jap nje keshille per autore dhe intelektuale Shqiptare qe vijne nga diaspora. Mos ejani ne Shqiperi dhe te prisni mirenjohjen nga nomenklatura.

Sepse Shqiperia nuk ka ende elite (politike apo kulturore), ka nomenklature tribale qe mbizoteron cdo fushe te veprimtarise politike dhe kulturore (ne ekonomi mbizoteron tashme krimi i organizuar shqeto si ne Honduras apo San Salvador). Per ju sidomos qe fale talentit tuaj keni fituar respektin e vendit ku jetoni, qendroni sa me larg nomenklatures se ketushme.

Vendi yne nga nje kopesht zoologjik pa vizitore qe u katandis ne epoken e Enverit eshte bere nje geto me oaze shume interesante aty-ketu. Ejani ketu per ato oaze te pakta te cilat zakonisht jane larg nomenklatures ose ne rastin me te mire tolerohen nga nomenklatura qe te ekzistojne si alibi.

Takoni sa me shume te rinj qe kane etje per te krijuar, takoni njerez vertete te kultivuar dhe punetor qe shpesh jetojne ne padukshmeri. Udhetoni ne Kosove qe perjeton ne kete cast nje pranvere politike dhe kulturore, ndryshe nga Shqiperia qe “rritet” mbi nje mocal kulturor dhe politik. Ne kete vend thesaret ekzistojne ngahere ne hije dhe kjo eshte nje nga shkaqet kryesore te mjerimit te gjate te ketij vendi.

Ejani pra ne Shqipëri, sa me shpesh, per ato pak oaze larg nomenklatures, duke shpresuar se nje dite oazet do “infektojne” Shkretetiren e Madhe. Ndoshta duhen breza per nje “infektim” te tille fatlum por ja vlen te perpiqet seicili me menyren e vet. adoleshenca mund të jetë vdekjeprurëse.

Related Posts

Leave a comment