Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.131/2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në datën 23 Prill 2021 në median audiovizive, konkretisht në kanalin televiziv “Top News”.
Në përfundim të hetimeve në datë 26.11.2021, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalim për gjykim dhe aktet e procedimit penal Nr. 131/2021, ndaj të pandehurve:
2. Elis Babo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal./Sot/