Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Greqia detyron vaksinimin: Kush refuzon, do gjobitet

773x435_cmsv2_5c2d6873-4268-5671-a278-ede70bc1c6b8-6063206-752x435

Teksa variant i ri i koronavirusit “Omicron” po përhapet me shpejtësi në evropë  shumë vende kanë ashpërsuar kufizimet anticovid si masë parandaluese.

Këtë të martë, Greqia ka vendosur të bëjë vaksinimin me detyrim edhe për një grup tjetër të caktuar.

Cdo person mbi 60-vjec do të duhe te mare të paktën një dozë kundër koronavirusit deri me 16 janar ose për ndryshe do të detyrohen të paguajë nja gjoobë prej 100 eurosh cdo muaj që refuzon.

Kryeministri, Kiriakos Mitsotakis deklaroi se masat e reja janë për t’u mbrojtur nga variant i ri edhe jo për të dënuar personat që refuzojnë vaksinimin.

KIRIAKOS MITSOTAKIS- KRYEMINISTER GREQI

“Vendimi im – e përsëris – nënkupton mbrojtje dhe jo dënim. Është një vendim që më mundoi shumë,  megjithatë sado i pakëndshëm është ai do të shpëtojë jetë. Pasi vaksinimi nuk është vetëm i detyrueshëm, por edhe i domosdoshëm. Është e sigurt që mutacioni do të shfaqet në Greqi”

Ndërkohë një ditë më parë ministrat e shëndetësisë te G7, mbajtën një takim urgjent përmes videokonferencës për të analizuar situatën e përhapjes  se Omicron.

Ndërsa president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden deklaroi se variant i ri  është shkak për shqetësim, por jo panik.

Por ashpërsimi i masave në shumë vende  ka shkaktuar reagime të ashpra.

Sheshet me të mëdha në Ukraine, Izrael edhe Irlandë u mbushën nga mijëra protestues të cilët kundërshtojnë perdorimin e kartës së gjelbër dhe vaksinimin  me detyrim.

 

 

Ata pretendojnë se masat e vendosura nga  qeveritë janë diskriminuese.

Related Posts

Leave a comment