Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse “Zëri i Amerikës” i dha zë Sali Berishës, të ndëshkuarit me “non grata” nga SHBA?

Pak ditë më parë seksioni shqip i radios amerikane “Zeri i Amerikës” i dha hapësirë publikimi Sali Berishës nëpërmjet një interviste goxha të gjatë, duke provokuar debate, grindje madje dhe regime për faktin sesi një media “pronë” e qeverisë së SHBA, që financohet me taksat e popullit amerikan, ti hap dritare mediatike të korruptuarit të madh Sali berisha, të shpallur “non grata” nga sekretari i Shtetit Antoni Blinken.

Njeri ndër reaguesit e indinjuar për këtë rast është dhe Gary Kokalari, një nga aktivistët më të njohur shqiptaro-amerikan. Ai i ka dërguar një letër drejtoreshës së radios “Zërit të Amerikës”, Yolanda Lopez, ku i kërkon shpjegime lidhur me këtë intervistë, duke e pyetur pse “Zëri i Amerikës” i dha, Sali Berishës të sanksionuar nga DASH, një mundësi në përpjekjen për të zvogëluar pasojat e shpalljes së tij (non grata) nga DASH? Ndërkohë Gery Kokalari shpreh gatishmërinë që të dëshmojë për të gjithë të shkuarën e zotit Berisha,

Letra e plotë në formë elektronike e publikuar nga gazeta “DITA” si “ekskluzive”, është përcjellë edhe ambasadores Yuri Kim në Tiranë, si dhe disa zyrtarëve të DASH. Më poshtë teksti i letrës së Z. Kokalari për drejtoreshën e VOA, Yolanda Lopez ;

Zonja Lopez,

Së fundmi, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është intervistuar nga Zëri i Amerikës. Nuk e di nëse jeni në dijeni por majin e kaluar, Sekretari i Shtetit Blinken shpalli publikisht (non grata) Sali Berishën për shkak të përfshirjes së tij të konsiderueshme në korrupsion.

Berishës dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në SHBA. Në vijim, unë personalisht kam bërë publike akte korruptive që kanë ndodhur gjatë mandatit të Berishës si Kryeministër, duke përfshirë përpjekjen për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, si shfaqet në The New York Times dhe librin War Dogs (Qentë e Luftës), si dhe përpjekjen për t’ia kaluar në mënyrë të paligjshme Albpetrolin, pasuri e shtetit shqiptar, një mikut të Berishës, duke përdorur garanci financiare fiktive, të cilat implikojnë një bankë amerikane.

Pse Zëri i Amerikës i dha Sali Berishës, një individi të sanksionuar nga DASH, një mundësi në përpjekjen për të zvogëluar pasojat e shpalljes së tij (non grata) nga DASH?

Krahas shqetësimit nga abuzimi i një platforme transmetimi të qeverisë amerikane nga ana e Berishës, ndër vite ka pasur pretendime se aleatët e Berishës brenda Zërit të Amerikës fshehtas kanë përdorur pozicionet e tyre për të promovuar interesat e Sali Berishës. Ju lutem të mbani parasysh se Zëri i Amerikës nuk duhet të tolerojë asnjë përpjekje të stafit të vet të manipulojë opinionin publik shqiptar për llogari të Sali Berishës apo ndonjë figure tjetër politike.

Në gjykimin tim, Sali Berisha është personi me përgjegjësinë më të madhe në pengimin e përparimit të demokracisë në Shqipëri. Gjithashtu, sugjeroj që ju dhe drejtuesit e Zërit të Amerikës të njiheni me të shkuarën e Berishës si dhe të shqyrtoni rrethanat në të cilat Berishës iu dha mundësia për intervistë. Jam i gatshëm t’u përgjigjem pyetjeve në lidhje me këtë çështje.

Ju falenderoj,

Gary Kokalari

Albanians for a Democratic Albania (Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike) New York, NY.

Related Posts

Leave a comment