Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dita Botërore kundër HIV/AIDS, ja sa të infektuar ka në Shqipëri

4B009E83-6AD7-4E13-B1A1-576ED92AECEA

1 dhjetori është Dita Botërore kundër SIDA-s, ku bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj. Po ku qëndron Shqipëria në luftën kundër HIV/AIDS?

Raportohet se që nga viti 1993, në Shqipëri janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV-AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar. Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura.

Dyzet vjet që nga raportimi i rasteve të para të SIDA-s, HIV ende kërcënon botën. Sipas Programi të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS, bota është jashtë rrugës për të përmbushur angazhimin për t’i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030, jo për shkak të mungesës së njohurive apo mjeteve për të mposhtur SIDA-n, por për shkak të pabarazive strukturore që pengojnë zgjidhjet e provuara për parandalimin dhe trajtimin e HIV.

Në botë janë 37.7 milionë persona që jetojnë me sëmundjen HIV, teksa 680 persona kanë humbur jetën.

Related Posts

Leave a comment