Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kapitulli Berisha është i mbyllur/”Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes berishiste”

eduard-selami-sali-berisha-lulzim-basha-962x579

“Mendimi im është që debati në Partinë Demokratike është  tejet i vonuar. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur. Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja… Parashikoj që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata… PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet… Sot PD është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH…”, – ka vlerësuar ngjarjet më të fundit në Partinë Demokratike, Eduart Selami, ish kryetari i saj, gjatë një interviste dhenë për seksionin shqip të radio “Zeri Amerikës”, në përmbyllje të të cilës e mohoi një rikthim të tij. “Jo, interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë. Kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, e ka mbyllur intervistën Selami. / Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment