Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbi dy burra të njohur francez me prejardhje shqiptare!

Capture
E, këta janë: Mathieu Aref dhe Cizia Zykë. I pari, arkeolog, jurist, studiues… I dyti, aventurier, mihës i arit, shkrimtar…
Nga Bajram SEFAJ-
E përbashkëta e këtyre dy takimeve, me kë dy burra, dy trima francez, me origjinë shqiptare, kurrë me(në jetë) nuk i kam takuar! Përkundër të vërtetës së zyrën e avokaturës së z. Arel nuk e kisha më larg së disa dhjetëra metra banimit tim në Paris! (Këtë neglizhencë nuk ia fal vetë për jete!).
Takimet e ndara me ta janë krejtësisht të rastit dhe, me kujtohen mirë e kthjelltë , si të kishin ndodhur, sot para dite, e jo para shumë vjetësh. Që të dyja këto takime kanë ndodhur në Paris. Renditja e tyre është e parëndësishme fare. E qenësishme është që ato kanë ngjarë dhe, pas shumë vjetësh heshtjeje, i rrëfej, besnikërisht, me tamam ashtu si kanë ndodhur.
Jemi, pra, në Paris.
RASTI I PARË: Papritmas me telefonon një mik. Me thotë së gazeta “Le Monde” , në një nga numrat e para disa ditësh të saj, saktësisht në shtojcën javore, “Le Monde des livres”, kishte botuar një vështrim kritik kushtua Fatos Kongolit. Paraqitje së parë të tij para opinionit lexues francez. Si i fantaksur, marr rrugë në drejtim të redaksisë së gazetës “Le Monde” që kishte qëlluar shumë afër banimit tim. Nga dritarja e vogël e “chambre de bonne”, kotecit tim të banimit në Paris, mund të shihja shumë mirë, godinën e kësaj gazete ditore me nam. Gjithnjë duke mallkuar vetën si më kishte ikur shtojca e asaj dite, kur isha lexues i rregullt i saj. Sa me ngatë që i avitsha asaj ndërtese, aq me shumë humbja gjurmët e saj. Kur bindem se jam në drejtim të gabuar, njeriun e parë që ma zënë sytë, e pyes: zotëri, ndërtesa e “Le Mondit”, është diku këndej. Me parë se, me tradhtoi frëngjishtja ime e çalë, ishte thirrja e gjakut tonë shqiptar!Besoni (çfarë nuk bën rastësia), kishte qëlluar të jetë, zotëri Mathieu Aref! Gjentile bujar, me ftoi në zyrë, me gostit dhe, telegrafisht u prezantua: Emrin ma thonë Mathieu Aref. Jam lindë në Kajro të Egjiptit. Jam historian. Prindërit e mi kanë lindur në krahinën e Matit, në Shqipëri. Prej vitesh hulumtoj historinë e prejardhjes së shqiptarëve…
Si në vesh të shurdhër ranë këto fjalë të tij. Hallin e kisha që, sa më shpejtë e mundur të mbërrij të Fatosi im, në “Le Monde”! Njëmend ashtu kishte qenë. Një faqe, cep me cep, me titull bombastik, ”Un autre K”, (Një tjetër K). Kishte të drejt gazeta për titullin e zgjedhur. (Shumë personaliteteve të shquara shqiptare, mbiemrat u fillojnë me shkronjën K (Kastriot, Konicë, Kadare, Kalesh…).
RASTI I DYTË: “Cizia Zykë, shumë pak nga ju kanë dijeni që nën këtë emër të pakuptimtë, të çuditshëm, të dyshimtë, fshihet një shqiptar, një njeri i zgjuar, një romancier me përvoje, një mihës floriri, qëmtues thesaresh të humbura, një vjedhës varresh, një njeri i guximshëm, i fundmi i racës së tij. Në këtë regjistrim në njërën nga emisionet kulturore më në zë të kohës, Apostrophe (1985), Bernard Pivot interviston shqiptarin Zykë mbi librin e tij të sapo botuar ORO. Romani pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe u përkthye në shumë gjuhë të botës mbarë. Sa për kuriozitet, në këtë emision kyçeshin edhe shumë telespektatorë nëpërmjet telefonit, duke dhënë përshtypjet e tyre. Në këtë mbrëmje u thye edhe rekordi i thirrjeve telefonike, gjatë këtij emisioni, të kanalit televiziv francez. Shumicë ishin femra, jashtëzakonisht të entuziazmuara nga ky hero i kohëve të shkuara”.
Me Cizia Zykë jam takuar vetëm njëherë. Pas kemi pirë nga një kafe, diku në qendër të Parisit, kemi shkuar bashkë, diku në periferi të Parisit, ta shohim filmin artistik “Larg barbarëve” (Loindes barbares) të regjisores shqiptare Liri Begeja. Në këtë film, rolet kryesore i interpretojnë Dominique Blanc: Zana, Timo Filoko: Vladimiri, Sulejman Pitarka: Selmani, Piro Mani: Luan Kodra, Fatos Zajmi: Dino e të tjerë. (N në saje të mikut timt ë shtrenjtë, Luan Rama, që luante një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm organizativ, rreth mbarëvajtjes së punëve gjatë xhirimit të këtij filmi, isha figurant në të. (Shihem aty, në një skenë masive më azilkërkues!).
Pas shfaqjes se filmit dhe bisedës shumë të kursyer (ai dinte krejt pak shqip, unë krejt pak frëngjisht), me z. Cizia Zykë kurrë me nuk jam takuar. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ia kam lexuar pjesën më të madhe të romaneve të tij në frëngjisht dhe, sidomos ata të përkthyer në shqip. Mbi disa nga ato romane edhe kam shkruar shumë herë, mbresa dhe shënime të tjera. Aktivitetin dhe punët dhe angazhimet e mëtutjeshme të z. Cizia Zykë, të këtij personaliteti të shquar dhe, po aq kontrovers, i kam ndjekur sistematikisht dhe me kureshtje të shtuar. Sidomos, i bujshëm ishte udhëtimi dhe qëndrimi i tij i parë në Shqipërinë e lindjes së të babës së tij, me prejardhje nga Vlora. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, z. Zykë, realizoi një emision të jashtëzakonshëm mbi (gjak) hakmarrjen, mbi këtë plagë të madhe të shoqërisë shqiptare, sidomos në Veriun e Shqipërisë. Këtë dokumentar (me Bujar Lakon e ndjerë dhe patriarshin e kinematografisë shqiptare, z. Pirro Mani), pos Televizionit publik francez, France 2, madje disa herë e ka emituar edhe TVSH-ja. Qëndrimi (i gjatë apo sado i shkurtër të ketë qenë), nuk do të kishte kurrfarë kuptimi, sikur të mos përfundonte me një skandal spektakolar, që z. Cizia Zykë, aq mirë dinte t’i shkaktonte dhe që i kishin hije në origjinalitetin e tyre. Skandali i radhës së z. Zykë, plasi në lidhje me ikonat e Muzeut Onufri në Berat. (Nuk e di mirë zhvillimin e këtij evenimenti). Mediat e informimit publik shqiptar ruajnë misterin e këtij spektakli, me përfundim tij në skenën e Aeroportit Ndërkombëtar Rinasi të Tiranës. Ky francez, me prejardhje shqiptare, vdiq në moshën 62 vjeçare, duke i mbushur, ato 62 vjet të bujshme, sa nuk i zënë as 620 vjet të tëra!).

Related Posts

Leave a comment