Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Open Balkan’/ Shehu-Ramës: Është vetëm në interes të Serbisë

tritan-shehu-2-590x354-1

Deputeti Tritan Shehu ka thirrur sot një interpelancë për ‘Open Balkan; me kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e Kuvendit, Shehu tha se kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme. Mes të tjerash ai theksoi se nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha.

‘Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievrpinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë. Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat e drejt integrimit në BE.’ tha Shehu.

Related Posts

Leave a comment