Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse u zhduk komenti i Beatriksës nga fotoja e Borës?

bora

Tema më e diskutuar e momentit është pa dyshim lidhja e re e nisur brenda shtëpisë së Big Brother. Ndërsa të gjithë mezi po prisnim të shihnim si do të vazhdonte historia e Donaldit me Borën, ai krijoi një pëlqim për Beatriksën dhe nuk e fshehën këtë gjë, as nuk pritën të dalin për të parë si do të shkonte historia e Donaldit e lënë pezull.

Mirëpo, Beatriksa fillimisht pati një stepje të madhe, duke qenë se e kishte parë çfarë kishte ndodhur mes Borës dhe Donaldit dhe jo vetëm kaq, por kishte qenë një mbështetëse e madhe e historisë së tyre. Këtë madje e tregoi edhe me këtë koment të lënë në foton e Borës pas takimit që ajo pati në Big Brother.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh! Me zemër në dorë dje. I çmenda komshinjtë duke bërtitur. Të dua zemër!”

Por ky koment nuk ekziston më! Pasi bëri xhiron e rrjetit dhe pasi njerëzit vërshuan për të bërë replika, komenti tani është fshirë. Çfarë ka ndodhur? Këtë nuk dimë ta themi! Mund të ketë qenë Bora ajo që e ka fshirë, ose mund të kenë qenë personat që aktualisht menaxhojnë faqen e Beatriksës.

 

Related Posts

Leave a comment