Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tragjedia në futboll/ Trajneri ndërron jetë duke festuar golin (Foto)

-640-0-61aa6ec7f3f34

Egjipt- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin egjiptian. Trajneri i skuadrës Al Majd, Adham El Selhdar ndërroi jetë në minutat e fundit të sfidës.

Ekipi i drejtuar nga ai po luante ndaj Al Zarqa dhe shënuan golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes. Gjatë festimit tekniku 53 vjecar nuk e përmbajti entuziazmin, por ky entuziazëm u kthye shumë shpejt në tragjedi.

El Selhdar pësoi një atak në zemër që i kushtoi rëndë dhe pavarësisht tentativave të mjekëve nuk arritën ta shpëtonin teksa vdiq gjatë rrugës për në spital.

53 vjecari kishte një përvojë 20 vjecare në trajnimin e skuadrave, teksa eksperienca e tij e parë filloi me skuadrën Goldi ku ishte pjesë e stafit teknik, ndërsa më shumë kohë në krye të një klubi kaloi te Ismaily ku dha kontributin e tij të vyer për tre sezone.

Ngjarje të tilla janë një këmbanë alarmi në futboll, teksa El Sehdar nuk është personi i parë që përjeton një tragjedi të tillë në fushën e lojës.

Home Sports | The full story of the death of Adham El Solhdar, the former  Ismaili star

The death of Adham El Solhdar, the former Ismaili star, during his team's  match in the second division - Fourals

Related Posts

Leave a comment