Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzohet për vrasje/ Policia shpall në kërkim nipin e deputetit të PS

3FC928BB-9969-454F-8AF4-F99243134640

Një prej personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur një muaj më parë në fshatin Zejmen të Lezhës është nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja. Bëhet fjalë për shtetasin Ramazan Rraja, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe dy vepra të tjera penale.

Bazuar në provat e grumbulluara, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

– Ramazan Rraja, 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Këta persona mbrëmjen e 13 nëntorit u futën në një lokal në Zejmen dhe kërkonin një person tjetër, dhe ishin të armatosur e me maska.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve Ramazan Rraja., A. D. dhe R. B., këta persona kanë shkuar të armatosur në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar).

Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit. Ramazan Rraja dhe dy shokët e tij pasi kanë konstatuar se personi që kërkonin nuk ndodhej në lokal, kanë marrë kartat e identitetit të klientëve dhe i kanë verifikuar. Më pas janë larguar.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

rahmaniii
Ramazan Rraja, nipi i deputetit te PS

Ramaazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja është një person problematik që ëhjstë ndaluar nga Policia për ngjarje të ndryshme, por “çuditërisht” është liruar. Në vitin 2019 ky person është rrahur me mbështetës të PD në Vorë, për zgjedhjet që bëheshin atë vit.

Më vonë, në vitin 2020 ky shtetas dhunoi barbarisht një vajzë në ambientet e QSUT. Ngjarja u filmua nga persona të tjerë dhe u shpërnda gjerësisht në media. Edhe për këtë rast Ramazan Rraja doli i pastër.

Nipi i deputetit të PS u arrestua dhe nga policia belge, si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, por u lirua me vendim gjykate në muajin Maj të këtij viti, me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij pas hekurave. (Video e ngjarjes nga Fax News)

Related Posts

Leave a comment