Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Operacion i madh i xhandarmërisë në Turqi, kapet 1.5 ton drogë nga Shqipëria

Capture

Një sasi prej 1.5 ton drogë është kapur nga xhandarmëria turke në bigjet e Izmirit, Turqi, shkruan neWsbomb.al. Mediat vendase raportojnë se sasia e madhe  drogës ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në Turqi me anije, përmes detit.

“Haber Turk” bën me dije se Komanda e Xhandarmërisë së Izmirit kreu një operacion në një anije në det, pranë qytetit të Fethiye, ku u kapën 1.5 ton drogë. Lloji i lëndës narkotike nuk specifikohet ende, por nga foto mund të jetë hashash. “Made in Albania” shkruhet mbi thasët e zinj me drogë.

Gjithashtu, nga autoritetet turke janë arrestuar dhe tre persona që akuzohen si përgjegjës për drogën, të cilët janë dërguar menjëherë në paraburgim. Atyre u janë sekuestruar dhe tre armë zjarri pistoleta, të cilat i kishin me vete në momentin e operacionit.

Related Posts

Leave a comment