Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

13 të infektuar tek Tottenham, anulohet ndeshja kundër Rennes

4064196-2021-12-02T211854Z_67697980_UP1EHC21N7G8E_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-TOT-BRE-REPORT-752x440

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në kampin e Tottenham para ndeshjes se Konferencë Lige kundër francezeve të Rennes.

8 lojtarë dhe 5 anëtare të stafit kanë rezultuar pozitiv në testet anti-Covid, gjë e cila e ka detyruar Uefën të vendose për anulimin e ndeshjes.

 “Çdo ditë kemi një ekstra pozitiv, të gjithë jemi pak të frikësuar – tha Conte në konferencen për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rennes, më pas e shtyrë nga UEFA . Lojtarët kanë familjet e tyre, pse ne duhet të rrezikojmë? Sot (dje) dolën edhe dy të tjerë pozitive. Dhe kush do të jetë nesër? Unë? Nuk mund ta dimë. Më mirë unë se lojtarët, kjo është e sigurt, por kjo nuk është e drejtë.”

Në konferencën për shtyp, Conte drejtoi kështu gishtin nga UEFA dhe në vendimin fillestar për të luajtur rregullisht ndeshjen me francezët, pavarësisht mungesave të shumta. Në mbrëmje ( të mërkurën), megjithatë,  erdhi vendimi: ndeshja u shty për një datë që do të përcaktohet.

Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse Tottenham do të dalë në fushë të dielën në Brighton në Angli, pasi protokolli shëndetësor i parashikuar nga Premier League ndryshon nga ai i ndjekur nga UEFA.

Related Posts

Leave a comment