Një studim, ka zbuluar një lidhje mes faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe dhimbjet apo problemet me shpatullën. Studimi u publikua në revistën Journal of Occupational and Environmental Medicine. Ekspertët shpjeguan se faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës përfshijnë: kolesterolin e lartë, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetit. Ndërkohë tek problemet me shpatullën ata përfshinë dhimbjet, tendosjet, kontraktimet muskulore e të tjerë.
Shkencëtarët ekzaminuan të dhënat e 1,226 njerëzve që kryejnë punë të rënda sidomos në prodhimin e mobiljeve apo sendeve të tjera të përdorimit të përditshëm. Sipas të dhënave, njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës janë 5 herë më të prirur të kenë probleme apo dhimbje me shpatullën. Për më tepër, sipas të dhënave edhe njerëzit që përballen me një faktor mesatarisht të rrezikshëm janë deri në tre herë të prirur të përjetojnë dhimbje të shpatullës.