Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas 2025 nuk ka më cigare/ Ky shtet do të ndalojë shitjen e duhanit

-640-0-61b1b1835fac8

ZELANDA E RE – Zelanda e Re ka njoftuar se do ta ndalojë duhanin për gjeneratën e ardhshme, në mënyrë që ata që janë 14 vjeç e poshtë sot, të mos jenë kurrë ligjërisht në gjendje të blejnë duhan.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

Legjislacioni i ri nënkupton se mosha e ligjshme e pirjes së duhanit do të rritet çdo vit, për të krijuar një brez pa duhan të Zelandës së Re, tha të enjten ministrja e shëndetësisë Dr Ayesha Verrall.

“Kjo është një ditë historike për shëndetin e popullit tonë,” tha ajo.

Qeveria njoftoi rritjen e moshës së bashku me masat e tjera, për ta bërë duhanin të papërballueshëm dhe të paarritshëm, në përpjekje për të arritur qëllimin e saj për ta bërë vendin tërësisht pa duhan brenda katër viteve të ardhshme.

“Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan, kështu që do ta bëjmë shkelje shitjen ose furnizimin e produkteve të duhanit të tymosur për grupet e reja të të rinjve. Njerëzit e moshës 14 vjeç kur ligji të hyjë në fuqi nuk do të jenë kurrë në gjendje të blejnë ligjërisht duhan”, tha ministrja.

Politikat u mirëpritën nga ekspertët e shëndetit publik të enjten.

Zelanda e Re është e vendosur të arrijë një objektiv kombëtar për të reduktuar shkallën e saj kombëtare të pirjes së duhanit në 5% deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar atë krejtësisht.

Related Posts

Leave a comment