Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarr në një çerdhe në Fier/ 33 fëmijë evakuohen me urgjencë, ja si paraqitet gjendja e tyre

-640-0-61b1d30658501

Një çerdhe në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Bëhet me dije se zjarri ka rënë në çerdhen numër 4 në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit. Sapo kanë vënë re zjarrin edukatoret kanë evakuuar me shpejtësi 33 fëmijët. Sipas informacioneve asnjë fëmijë nuk ka pësuar dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër zjarrfikëset dhe policia kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes po kanë shuar flakët. Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe pritet njoftimi zyrtar i tyre.

Related Posts

Leave a comment