Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NJË DEBAT MBI KUFIJTË MORAL TË TREGJEVE

FA79B075-D2AB-4836-A6C8-6EB74AF68A2C-1536x799
“Tregjet nuk qortojnë, ato nuk bëjnë dallime midis preferencave të lavdërueshme dhe të neveritshme. Një debat mbi kufijtë moralë të tregjeve, mund të na lejojë si shoqëri, që të vendosim se ku janë dhe ku nuk duhet të jenë tregjet të dobishme për të mirën e përbashkët..
Nga Arben MALAJ * –
Një shoqëri ku gjithçka është në shitje, duhet të na shqetësojë seriozisht për dy arsye. E para ka të bëjë me pabarazinë, dhe tjetra me korrupsionin.”
Michael Sandel, Prof. i Teorisë së Qeverisë në Harvard Law Schoo, ne angazhimin e tij te spikatur akademik i eshte perkushtuar rendesise qe kane kufijte moral. Ai qarteson kostot e renda qe paguajne individet, familjet dhe shoqeria ne teresi kur komercializohet cdo aspekt i jetes shoqerore.
Kjo ndodh sidomos kur kencepti se “cdo gje qe disponojme mund te shitet” behet nje ndjesi e vetpranuar dhe sunduese. Pyetja kritike eshte por me cfare cmimi ??.!
Edukimi me vlerat shoqerore, respektin ndaj te tjereve, ndaj ambientit dhe reduktimi rrenjve te krizave shoqerore ne rritje – duhet te kene me shume fokus ne currikulat e shkollave dhe ne politikat publike ne fushen arsimit ne cdo nivel te tij.
Duhet nje edukimi i fokusuar i te rrinjve per rendesine e vlerave njerezore, me te cilat ata mund te ndertojne nje jete te sukseshme.
Duhet me shume investim per etiken ne biznes per ti qartesuar edhe biznesmenet se absolutizimi i qellimit te berit biznes thjeshte dhe vetem per te maksimizuar fitimet edhe duke cenuar vlerat njerezore, burimet dhe pasurite natyrore – krijon kriza qe i godasin edhe ata.
Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës. Titulli është i Arberia News. net

Related Posts

Leave a comment