Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lulzim Basha merr vendimin ekstrem ndaj berishistëve të thekur (Emrat)

Basha ne mbledhjen e kryesise

Kryetari legjitim i PD-së, Lulzim Basha, sakaq i shkarkuar nga Kuvendi “Berisha”, i ditës së djeshme, ka nisur ndëshkimin e “gjeneralëve” të shtabit të tij, të thekur pas frymës berishiste, gjë që e kanë shfaqur fare hapur me veprimet e tyre të fundit, që janë në favor të interesave të Sali Berishës dhe familjes së tij “Non grata” e kundër interesave të partisë.

Sikurse dëshmojnë burime të brendëshme të PD-së legjitime, në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, të mbajtur pak pasi kryetari Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar berishist, ka propozuar shkarkimin e Edi Palokës nga kryesues i Këshillit Kombëtar.

Përvec Edi Palokës, Lulzim Basha ka kërkuar, po ashtu edhe shkarkimin e anetareve te kryesise qe nuk mbeshteten Kuvendin e 18 dhjetorit thirrur nga Basha. Ata jane Belind Këllicit, Ivi kasos, Albana Vokshit, Aldo Bumcit, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Nokes, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandias.

Kater nga anetaret qe u perjashtuan nga kryesia jane shkarkuar dhe nga postet e sekretareve:

SEKRETAR ORGANIZATIV
Ervin Minarolli

SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN
Belind Këlliçi

SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE
Ledina Mandia

SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE
Ivi Kaso

Më herët, në ushtrim të funksionit legjitim të kryetarit të partisë Lulzim Basha kishte vendosur të shkarkojë 11 krerët e degëve që kanë dalë pro Sali Berishës. Kësaj liste i është bashkuar dhe kreu i degës së Kucovës.

Propozim per thirrjen e jashtezakonshme te Keshillit Kombetar per te votuar

  1. Nje rezolute te posacme per situaten e krijuar ne PD.
  2. Me votim te fshehte shkarkimin e kryetarit te keshilit kombetar, anetareve te kryesise qe kane shkelur vendimin e kryesise per thirrjen e Kuvendit Kombetar, si dhe kryetareve te degeve te PD .
  3. Propozim per shkarkimin e 4 sekretareve per te bere funksional sekretariatin.

Related Posts

Leave a comment