Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Moti sot: Vranësira dhe intervale reshjesh, po temperaturat?

moti-2

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e sotme pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin (edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.

Temperaturat parashikohet të jenë:

  • Zonat malore 1° deri në 10°C.
  • Zonat e ulëta 3° deri në 16°C.
  • Zonat bregdetare 7° deri në 16°C.

Related Posts

Leave a comment