Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadori turk pushtuesit otoman i “shet” për mbrojtës të trojeve shqiptare (VIDEO)

ambasadoriiiiiiiiturk

Ambasadori turk në Shqipëri ka shkaktuar një skandal të madh në Universitetin e Shkodrës teksa ka deklaruar se:“Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori…”

Raportimi vjen nga “Agora News”, sipas të cilës: “Ndërkaq personalitete publike kanë reaguar ndaj këtij skandali.

Kështu shkrimtari dhe njëherësh anëtari i Akademisë së Shkencave, Stefan Çapaliku ka theksuar se “deklaroj, në emrin tim personal, se nuk do marr pjesë kurrë në asnjë veprimtari të këtij universiteti. Me këtë rast, i kërkoj kolegëve të mi, profesoratit të këtij universiteti, se nëse është kështu, siç deklaron “Rector Magnifico” e zgjedhur prej tyre, të pranojnë publikisht, se luftërat pesë shekullore midis shqiptarëve dhe turqve paskan pas qenë shpikje donkishoteske e mendjes së popullit të krishterë dhe musliman shqiptar.

Me anën e kësaj deklarate personale i bëj thirrje kolegëve të mi të distancohen publikisht nga “megjlise” të tilla të pakrye dhe të dalin në mbrojte të së vërtetës…”, shkruan Çapaliku.  

Related Posts

Leave a comment