Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çmendet i riu/ Qëllon me snajper mbi turmën në Bulevardin e famshëm të Hollywood

-640-0-61b700a36947d

Një ‘snajperist’ filloi të qëllonte mbi turmën e njerëzve në bulevardin e famshëm ‘Walk of Fame’ të Hollivudit të dielën ne mbrëmje gjatë një vigjiljeje të këngëtarit të ndjerë meksikan Vicente Fernández.

Një duzinë oficerësh u panë duke mësyrë në banesën ku i dyshuari thuhet se ka qëlluar nga dritarja e apartamentit të tij pasi u dëgjuan 4-5 të shtëna.

Dëshmitarët raportojnë se panë dikë që mbante një armë në dritare pak çaste pasi personi i armatosur hapi zjarr.

I dyshuari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është arrestuar. Motivi i tij është ende i paqartë

Megjithatë, për fat nuk pati viktima apo të lënduar.

Related Posts

Leave a comment