Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

JO I SHBA-S, FAJIN PËR LIVADHISJEN E BERISHAJVE E KA SPAK (BKH)

escobar-eskobar

Nga Arbër DALMATI –

Jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fajin për livadhisjen e berishajve e kanë institucionet e hetimit dhe ndëshkimit të drejtësisë shqiptare. Kumti vjen nga Zvendës Ndihmës Sekretari amerikan i DASH, Gabriel Eskobar…

Në përfundim të vizitës së tij në kryeqytetin e trazuar nga lëvizja berishiste anti-amerikane, i prononcuar për medit, krahas të tjerave. Z.Eskobar u pyet edhe për raportin midis shpalljes “non grata” të Sali Berishës e familjes së tij, dhe sfidën që ky i fundit po i bën SHBA, me kërkesat e përsëritura për të nxjerrë prova mbështetëse, për akuzat ndaj tij dhe familjes “së korruptuar”.

Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime”, ishte përgjigja pa akuivok e dhenë nga zyrtari i lartë ameriakn Gabriel Escobar./Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment