Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpiket maska e re, ndriçon nëse je i infektuar me Covid

-640-0-61b6f81064be9

Një grup shkencëtarësh në Japoni kanë krijuar një mundësi për të zbuluar nëse dikush është i infektuar me Covid-19. Zbulimi ka të bëjë me maskën e re, e cila ndriçon kur ekspozohet në dritë, por vetëm nëse personi që e mban atë është i infektuar me Covid.

Shkencëtarët shpresojnë që kjo metodë të çojë më lehtë në identifikimin i personave pozitivë me virusin. Grupi i studiuesve zhvilluan disa eksperimente për 10 ditë me 32 persona që ishin infektuar me koronavirus, duke zbuluar se të gjitha maskat që ata mbanin, ndriçonin në rrezet Ultra Vjollcë.

Zbulimi u bë nga Yasuhiro Tsukamoto dhe ekipi i tij në Universitetin e Kiotos në Japoninë perëndimore. Yasuhiro Tsukamoto është shprehur se maskat e reja do t’u ofrojnë njerëzve një mënyrë të thjeshtë për të zbuluar nëse janë të infektuar me Covid. Ekipi pret nxitjen e qeverisë për të shitur maskat ndoshta vitin e ardhshëm, sipas raportit të agjencisë së lajmeve Kyodo.

Related Posts

Leave a comment