Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga Kryebashkiak në Ministër e Deputet/ Ngjitja dhe vënia nën pranga e Lefter Kokës

Rama-lefter-koka-fidanet-ne-Kraste-e1630509104321

Lefter Koka është arrestuar nga Policia e Shtetit paraditen e sotme. Siç është bërë me dije tashmë arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë në SPAK nga PD, LSI, për dosjen e të ashtuquajturës “afera korruptive e inceneratorëve”, një çështje kjo që ndonëse e shpërthyer e prej muajsh vijon të mbetet e freskët. Mirëpo kush është Lefter Koka, njeriu që nga një “durrsak i pandjerë”, ja doli të ngjitet në majat e pushtet-politikës për të përfunduar më së fundin në qelitë e burgut?

Lefter Koka i hyri politikës në vitin 2003, kur u përzgjodh personalisht nga Fatos Nano, ish-Kryetar i PS dhe ish-Kryeministër, si kandidat të socialistëve për Bashkinë e Durrësit. Megjithse fare i pandjerë për ndonjë veprimtari, falë miqësisë proverbiale të vëllait të tij Leonard (Nar) Koka, me Fatos Nanon,  Lefteri (Teri), u caktua të jetë kandidat i PS-së për kryebashkiak i Durrësit, përballë Avni Hoxhës së PD. Në një garë shumë të kontestuar, Koka arriti të marrë mandatin e Kryebashkiakut, post që  e mbajti deri në vitin 2007.

Në foto: Lefter Koka dhe Fatos Nano.

Pas largimit të Fatos Nanos nga kryesimi i PS-së dhe ardhjes së Edi Ramës në krye të kësaj partie, një ftohje u vërejt midis Lefter Kokës me socialistët, edhe pse ai vijoi të ushtroj detyrën si kryebashkiak i Durrësit.

Me përfundimin e mandatit, Lefter Koka u afrua me LSI-në e drejtuar nga Ilir Meta, ndërsa Edi Rama nxitoi ta zëvendësonte me Vangjush Dakon, i cili mori mandatin e Kryebashikaut të Durrësit.

Ndërkohë në vitin 209, Lefter Koka, kandidoi për deputet në Qarkun e Durrësit, nën logon e LSI  dhe e fitoi mandatin e deputetit edhe në zgjedhjet parlamentare të 2013-tës.

Me dy mandate deputeti dhe me suportin e LSI, ai u mandatua edhe si ministër i Mjedisit në qeverinë e parë të Edi Ramës. Lefter Koka ja doli të rizgjidhej deputet edhe në vitin 2017 dhe nuk pranoi të hiqte dorë nga mandati i tij në vitin 2019, kur subjekti politik ku ai aderonte, pra LSI, në kuadër të aksionit politik, dogji mandatet parlamentare.

Në foto: Lefter Koka dhe Ilir Meta.

 Pas vitit 2019, Lefter Koka u bashkua me Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet parlamentare të 2021, rikandioi për herë të katërt në qarkun e Durrësit ku, duke marrë 9609 vota në favor, doli deputeti i dytë më i votuar në këtë qark, pas Edi Ramës.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, në pritje të hapjes së sezonit të ri parlamentar, Lefter Koka dha dorëheqjen nga mandati nën argumentin se cikli i tij politik u mbyll. Gjithsesi dorëzimi i mandatit u përfol me një përfshirje të emrit të tij në listën e personave “non grata” edhe pse zyrtarisht emri i tij kurrë nuk u lakua nga Ambasada e SHBA apo DASH, duke mbetur thjesht një thashethem,

Në SPAK, Lefter Kokën e paditi forca politike ku militonte në fillim, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që një depozitim padie për lejet e dhëna për ndërtimin e impianteve për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan, kishte bërë edhe PD.

Sot Koka u arrestua me urdhër të SPAK pikërisht lidhur me inceneratorët, një aferë e denoncuar publikisht edhe nga shoqëria civile, edhe nga media edhe nga opozita në tërësi. Mbi të rëndojnë tre akuza të renda, përkatësisht: “shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion”./ Arberia News. net

Related Posts

Leave a comment