Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK çon në burg Lefter Kokën, ja çfarë e fundosi ish-ministrin e LSI-së

Lefter-Koka-752x440

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është arrestuar nga Policia e Shtetit paraditen e sotme. Bëhet me dije se arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë në SPAK nga LSI, për dosjen e inceneratorëve.

Paraprakisht bëhet me dije se, veç ish-ministrit Koka, janë janë venë nën pranga dhe persona të tjerë.

Partia e cila e bëri ministër Mjedisi Lefter Kokën, në vitit 2013-2017, e akuzon politikanin e vet se ka shkelur ligjin për inceneratorët që janë ndërtuar në vend.

Kur LSI-ja dogji mandatet bashkë me PD, Lefter Koka nuk pranoi të dilte nga Parlamenti. Ai mbylli dhe mandatin e dytë 4 vjeçar dhe në vitin 2021 kandidoi për deputet nën siglën e Partisë Socialiste. Në 25 prill, Lefter Koka e fitoi mandatin por çuditërisht dha dorëheqjen në fillim të legjislatureës së re parlamentar që u hap në muajin shtator 2021.

Urdhër arresti për Lefter Kokën është firmosur nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqtari Erion Bani. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Nuk dihet ende se për cilin incenerator bëhet fjalë, ndërsa detaje të reja priten të mësohen nga operacioni i SPAK. / Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment