Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aktori i njohur e thotë troç në televizionin grek: Jam krenar që jam shqiptar

-640-0-61b9c82de1a8e

Aktori i njohur Kostas Nikouli ka “çmendur” grekët me intervistën e tij të fundit në një kanal televiziv grek.

Ai foli për karrierën e tij të gjatë e plotë vështirësi si dhe për rrugëtimin që bëri bashkë me familjen nga Shqipëria në Greqi.

Më kokën lart ai tha në intervistë se është krenar që është shqiptar dhe do që ta njohin me mbiemrin real shqiptar të tij.

“Ndryshimi i mbiemrit s’ndikon aspak, nuk më tradhton. Dua që mbiemri të jetë Nikouli dhe jo Nikoulis të kujtoj se nga vij.

Në ID shkruante Nikouli dhe ky doja të ishte mbiemri im. Jam krenar që jam shqiptar. Isha i hapur që në momentin e parë dhe nuk u ndjeva si i huaj apo ndryshe nga të tjerët.

Ndoshta nuk e kam kuptuar se çfarë do të thotë shqip, por për sa kohë jam nuk jam ndjerë kurrë keq,” u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment