Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e 24 orëve të fundit

COVID

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 326 raste të reja me koronavirus, nga 376 që u regjistruan dje. Ndërkohë, 206 persona janë shëruar…5640 pacientë janë aktivë në të gjithë vendin.

MSH njofton se:

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 326 qytetarë, në këto bashki:

134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Cerrik.

Janë 5640 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Kruja 77 vjeç./ Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment