Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DASH: Akuzat ndaj ambasadores Kim të pajustifikuara

Capture

Departamenti i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zëdhënësi, vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë.

Akuzat e zotit Berisha

Ish kryeministri Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur atë person non-grata, duke u thënë mbështetësve të tij se ky është një akt politik i marrë nën ndikimin e njerëzve të caktuar. Në kuvendin që mblodhi në 11 dhjetor, ai foli për “një ndërhyrje të pashembullt, brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA”, duke sulmuar ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim: “është e trishtuar, e dhimbshme, të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatore, si ambasadori sovjetik në Tiranë dikur”, u shpreh ai duke folur për standarte të dyfishta që çuan në ndëshkimin e tij./VOA

Related Posts

Leave a comment