Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

3 hapat që s’duhet të shmangni për të shpëtuar prej qimeve nën lëkurë

-785-0-61bb00067ccef

Nuk ka rëndësi nëse është verë, vjeshtë apo dimër. Qimet që krijohen nën lëkurë do të jenë gjithmonë njësoj të besdisshme! Një pjesë e mirë e jonë e dinë mirë sa të sikletshme janë, por ndoshta çfarë nuk dini është se mund të shpëtoni prej tyre më shpejt nga ç’e imagjinoni.

Para dushit

Përdorni një pëlhurë për larje ose peshqir për të pastuar zonën bikini për pak minuta, me një larës të butë. Masazhoni lëkurën me lëvizje të lehta rrethore që ta përgatisni atë për depilimin dhe të hiqni qimet që mund të jenë gati për t’u rritur nën lëkurë.

Gjatë dushit

Ndërkohë që jeni në dush, sigurohuni që të përdorni një pastë depilimi ose xhel për lëkurë të ndjeshme: pjesët tuaja intime janë të çmuara ndaj tregoni kujdesin maksimal. Përsa i përket briskut, sigurohuni që të jetë i mprehtë dhe filloni punën duke ndjekur drejtimin e qimeve, pa aplikuar shumë forcë.

Pas dushit

Pasi të thaheni, mund të aplikoni një krem të zakonshëm me hidrokortizon, në mënyrë që të parandaloni më tej qimet nën lëkurë. Gjithashtu bëni kujdes në shtrat dhe mundohuni të shmangni aktivitetet që krijojnë fërkim në zonën intime, si seksi apo stërvitja për 48 orë.

Në rast se i bëni të gjitha këto, por sërish keni qime nën lëkurë, atëherë mund të bëhet fjalë për një problem kronik dhe ekspertët sugjerojnë depilimet me lazer si një zgjidhje shumë të mirë.

Burimi: Pop Sugar

Related Posts

Leave a comment