Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Marrëveshja me Britaninë për të dënuarit, Çuçi jep informacionin e rëndësishëm

-800-0-f1e71f10e2970bd4db30ba8a22c1b64d

Nga foltorja e Kuvendit, ku po mbahet seanca e sotme plenare, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kërkoi ratifikimin e marrëveshjes së arritur me Britaninë e Madhe në lidhje me emigracionin e paligjshëm.

Sipas tij, kjo marrëveshje është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe ka të bëjë me ngritjen e një protokolli të përbashkët pune për emigracionin e paligjshëm, duke identifikuar personat që vijnë nga vendet e trete dhe ata pa shtetësi të cilët janë subjekt kthimi ose ripranimi në Mbretërinë e Bashkuar ose në Irlandë.

“Marrëveshja që kemi sjellë sot nuk është diçka e re. Ne kemi pasur marrëveshje bilaterale me Britaninë dhe Irlandën që prej vitit 2003. Por zhvillimet ndërkombëtare linën nevojën e këtij instrumenti ligjor. Ky mekanizën vjen dhe si pasojë e daljes së Britanisë me bashkimin Evropian. Me ratifikimin e kësaj marrëveshje të dyja vende vihen për ngritjen e një grupi të përbashkët në ndalimin e emigracionit të paligjshëm. Shqipëria dhe Anglia do të forcojnë bashkëpunimin në fuftën kundër migracionit. Kjo marrëveshje në vetvete nuk është një legjislacion për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së por Është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Fenomeni i migracionit ndikon në pasigurinë e vendeve fqinj dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në marrëveshje janë parashikuar rregulla në lidhje me bashkëpunimin për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm. Për realizimin e marrëveshjes palët do të lidhin një protokoll zbatimi, e cila do të përcaktojë rregulla mbi përcaktimin e autoriteteve kompetente, pikat e kalimit kufitar, shkëmbimin e pikave të kontaktit, kalimin tranzit e vendeve të treta dhe personat pa shtetësi. Marrëveshja parashikim identifikimin e personave subjekt kthimi ripranimi duke komunikuar çdo informacion vetëm për qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Shërbimet kompetente të policive kufitare do të rrisin bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të situatave migratore të parregullta që do të konsistojë në analizimin e flukseve migratore, shkëmbimin operacional të informacionit dhe do të krijohen praktika të reja me asistencë reciproke në fushën e migracionit të paligjshëm. Ftoj të gjithë kolegët dhe ata të opozitës që ta ratifikojnë këtë marrëveshje.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij në Kuvend, ministri Çuçi.

Related Posts

Leave a comment