SHBA e kaloi shifrën prej 800.000 të vdekur nga Corona, por kjo shifër duket se nuk pasqyron realitetin. Dyshohet se numri i rasteve të vdekjeve të paraportuara nga virusi Corona është shumë më i lartë – në mbarë botën.
Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën e 800.000 vdekjeve nga virusi Corona. Presidenti amerikan Joe Biden foli për një “shifër tragjike” dhe bëri thirrje për kujtimin e viktimave të pandemisë.